Familjarët rrihen për shkak të pronës

0
234

Një 77-vjeçar nga Tetova ka rënë në komë pasi familjarët e tij e kanë rrahur për shkak të marrëdhënieve të pashlyera të pronësisë, njoftoi MPB-ja.

Sipas komunikatës, dje rreth orës 10:30 në Tetovë në rrugën “Hekurudha” në hapësirën e podrumit të shtëpisë së pronarit të M.J (77), kanë ardhur tre familjarë të tij me të cilët e ka ndarë shtëpinë.

Familjaret, për shkak të marrëdhënieve të pashlyera të pronëssisë, menjëherë e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me këmbë dhe duar nëpër trup dhe kokë, ndërsa njëri nga personat e ka goditur me send të fortë në trup, nga e cila M.J ka rënë pa vetëdije.

I lënduari është dërguar në Klinikën e Qendrës së Tetovës. Policia po
merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

SHARE