Kim Mehmeti: Nëse vjedh një bukë shkon në burg, por nëse vjedh 500 mln euro nuk ke problem

0
93

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ka folur për arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit.

Përballë gazetares Beti Njuma, Mehmeti u shpreh se Gruevski u arratis me ndihmën e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Sipas Mehmetit, ish-kryeministri i beson më shumë shqiptarëve sesa serbëve.

Kim Mehmeti: Ai këtu ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve, sepse në shtëpinë tënde nuk mund të vijë as hajduti të hyjë të vjedhë nëse nuk ke ndonjë garant brenda në shtëpi. Ai këtu ka hyrë dhe ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve të atjeshëm dhe të shqiptarëve këtu.

Gruevski më shumë u beson shqiptarëve sesa serbëve, nuk ka kaluar nga Serbia ku gjithashtu kalohet me letërnjoftim. Nuk u beson atyre aq, apo nuk ka miqësi aq të afërt, aq vllazëri të ngushtë sa me tonët.

Ne jetojmë në shtete ku nëse vjedh një bukë shkon në burg, por nëse vjedh 500 mln euro nuk ke problem të ikësh, të ndihmojnë të dalësh dhe të shpëtosh. Te ne ndodhin gjëra që janë në kufi me paradoksalen, por janë të vërteta. Në vendet tona nuk është hajdut ai që vjedh 100 mln euro, ai është i korruptuar. Hajdut është ai që vjedh 15 euro.

SHARE