Mbi 200 mijë qytetarë Zaev mundohet t’i bëjë maqedonas, Akademik Zeqiri zbulon skemën

0
125

Izet Zeqiri

Paralajmërimet se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, planifikohet të ketë një kombinim metodash, do të shfrytëzohen të dhënat në terren, ato në regjistër dhe në këtë regjistrim nuk do të ketë numërim të popullsisë sipas përkatësisë etnike, por do të regjistrohen sipas gjuhës të cilën e flasin qytetarët.

Në bazë të ligjit përveç gjuhës maqedonase vetëm gjuha tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj. Që do të thotë se asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe nuk është zyrtare e etnikumeve tjera në nivel të shtetit.

Ata nuk do të kenë të drejtë të regjistrohen në gjuhën e tyre, por do të regjistrohen si qytetarë që flasin gjuhën maqedonase. Këtu bisedohet për një popullatë prej 215483 që nuk janë maqedonas e as shqiptar por etni tjera të cilët mundet të përvetësohen për rritjen e etnikumit që e flasin gjuhën maqedonase.

Modeli i ri i regjistrimit të popullsisë që proklamohet pa përcaktim etnik por me përcaktim të gjuhës që flasin, natyrisht do ti favorizon maqedonasit, ngase mund të rrisin përqindjen me një numër të torbeshëve, ndoshta turqve, boshnjakëve, vllahëve e serbëve dhe të tjerëve. Këtu bisedohet për një popullatë prej 215.483 në bazë të regjistrimit të vitit 2002.

Shtrohet shumë dilema lidhur me këtë model:

a. Në Maqedoni ka 77959 Turq të cilët deri tash kanë qenë të regjistruar sipas përkatësisë etnike. Me modelin e ri, si do regjistrohen 8.595 turq në Shkup, 2.597 në Dollnen, 2.684 në Dibër, në Kërçovë 2.430 turq, në Mavorov dhe Rostush 2.680 turq, Shtip në 1272 turq etj.

b. Sipas regjistrimit në Maqedoni ka 53.879 rom edhe ate në qytetet si Shkupi me 23.475 rom, në Manastiri me 2.613, në Dibër 1.080, në Kërçovë 1.630, Kumanova me 4.256, Shtipi me 2.159 rom të cilët duhet të paracaktohen për gjuhën që e flasin.

c. Si do të regjistrohen Vlehët te cilët janë 9.659, në Shkup, në Manastir, në Krushevë, në Shtip.
d. Serbet të cilët në Maqedoni janë 35.939 në komunat si Shkupi, Kumanova, Cucer Sandeva etj.
e.Si do të regjistrohen 17.018 boshnjak, në Shkup,në Veles, Dollnen, Petrovec etj.

f. Si do regjistrohen 20.993 të regjistruar si të tjerë sipas regjistrimit të vitit 2002.
Numri i popullsisë sipas përkatësisë etnike në disa qytete ku numri i tyre është më shprehur.

SHARE