Qytetari i drejtohet komunës së Çairit për një problem, ja përgjigja e tyre

0
103

Një banor i Çairit ka drejtuar një ankesë deri tek redaksia e portalit Pacensure.com, ku ishte i revoltuar me problemin e parkingut për vetura.

Qytetari në fjalë, tregon se banon afër supermarketit “Prince” dhe se aty ka diku 350-400 familje, të cilët janë të detyruar të paguajnë shumë të mëdha për parking, shkruan Pacensure.

Ne si redaksi e kemi drejtuar këtë çështje tek komuna e Çairit, dhe kemi marrë këtë përgjigje:

Të nderuar, Komuna e Çairit është në dijeni të problemit në fjalë dhe ka pranuar peticionin e nënshkruar nga ana e qytetarëve.

Ne kemi realizuar kontakte të menjëhershme me Ndërmarrjen Publike “Parkingjet e Qytetit” për të shqyrtuar se a ka pronari i marketit “Prince” lejen për aplikim të pagesës mujore dhe a është respektuar rregullorja dhe procedura e paraparë ligjore. Sapo të kemi përgjigjen zyrtare nga ndërmarrja në fjalë, Inspektorati Komunal do të veprojë në përputhje me ligjin. Pa Censur

SHARE