SHOQATA VEPRA ME NJË AKTIVITET TË VEÇANTË SHËNON DITËN E ALFABETIT

0
134

Në kuadër të aktiviteteve vjetore në sferën e kulturës, Shoqata “Vepra” organizoi projektin Kongresi I Alfabetit”.Me këtë rast, janë vendosur korniza me thënie nga autorë shqiptar dhe të huaj, nga tematika të ndryshme arsimore, edukative dhe sociale.

Sipas organizatorëve ideja për planifikimin dhe realizimin e këtij projekti lindi si rezultat i nevojës për të faktorizuar vlerat e gjuhës shqipe, kulturën kombëtare, vlerat familjare dhe traditën e shëndoshë.

Ky projekt, këtë vit është dedikuar për shkollën fillore Abdyl Frashëri, Bogovinë edhe atë në korridoret e kësaj shkolle janë ekspozuar thënie të cilat frymëzojnë nxënësit dhe stafin për punë, motiv, durim, lexim, harmoni, korrektesi, sukses, më shumë respekt, falje, tolerancë për njëri tjetrin, bashkëpunim.

 

 

 

 

 

Qëllimi I këtij projtekti është shënimin e kongresit të alfabetit në një mënyrë ndryshe nga vitet e kaluara.

 

SHARE