Gruevski dhe Miajllkov krijuan parti për të shkatërruar Ali Ahmetin, sot përfunduan në burg

0
123

Artin Spahiu

Ju deshit të shkatërroni vetëm BDI-në! Ju krijuat forca politike, dhe jo pak, gati për çdo vit nga një si fraksione, lëvizje brenda partishë…. vetëm e vetëm për ta zbeh fuqinë e ish ushtarëve të UÇK-së.

Ju kishit “veren do smrt” shqiptarë nga të gjithë partitë; financuat mediume;ju përdorët miqtë tuaj shqiptarë, ose më mirë me thënë përmes miqve tuaj shqiptarë krijuat dhe financuat media, u hiqnit gjoba mediave dhe i orkestronit kundër BDI-së; ju deshit ta shkatërroni BDI duke stimuluar pakënaqësi shqiptare përmes burgosjeve të shqiptarëve të pafajshëm.

Ju organizonit grupe të atmatosura shqiptare, siç ishte ai në Kumanovë, për të vepruar kundër ish komandantit të tyre, vetëm e vet që BDI të humb besimin në masë; ju për 10 vite u sollët me arogancë ndaj shqiptarëve, që si përfaqësuese e shqiptarëve, BDI të humb përkrahjen.

Ju inçizuat, pse jo edhe shantazhuat edhe kuadro të korruptuar të BDI-së, që ato të punojnë për ju e për të humbur autoritetin e BDI-së, e për këtë ka shembuj mjaft; …

Ju nuk latë gjë pa bë kundër BDI-së dhe Ali ahmetit.
Por ja ku jeni tani Ju dhe ku është Ali Ahmeti dhe BDI.

E gjithë kjo është shembull edhe për të tjerët që mund ta luajnë lojën tuaj në forma të ndryshme, pasi e drejta vonon, por kurrë nuk haron!

SHARE