Doni te punoni në Angli? Ambasada jep njoftimin qe te gjithe prisnim

0
133

Shpesh herë në rrjetet sociale na ka ndodhur që të shikojmë njoftime për punë dhe viza pune në shtete të ndryshme të botës.

Pikërish një lajm i tillë ka detyruar Ambasadën shqiptare në Londër që të japë një njoftim mjaftë të rëndësishëm për të gjithë ata që tentojnë të aplikojnë nga keto njoftime.

Ambasada shpjegon se shumica e këtyre lajmeve janë një skemë ma*htrimi që synojnë zhvatjen e njerëzve.

Ja deklarata e plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë, mos bini pre e mashtrimeve kompjuterike online!

Duke marrë shkas nga disa histori të përsëritura, ku shtetasve shqiptarë u ofrohet nëpërmjet facebook, linkedin, apo email, vend pune nga persona që hiqen si “Kryetar të Bordit Seleksionues” apo nga “Seksioni i Burimeve Njerëzore” të disa kompanive “fantazma”, me kontrata pune deri në tre vjet dhe të rinovueshme, për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ju bëjmë thirrje të ndërprisni menjëherë çdo komunikim me këta persona.

Sipas kësaj skeme mashtrimi, ju do të merrni njoftime të njëpasnjëshme mbi “suksesin dhe potencialin e kandidaturës tuaj”, derisa do t’ju kërkohet të paguani rreth 1000 paund britanik me Money Gram apo western Union për shpenzime të procedimit të vizës.

Informacioni zyrtar për këdo që është i kualifikuar dhe do të punoj në Mbretërinë Bashkuar është këtu, dhe atje fare lehte mund të verifikoni nëse kompania që ju ka ofruar punën është e licencuar apo jo për qëllime të pranimit të emigranteve në punë.

Lutemi shpërndajeni këtë njoftim tek miqtë tuaj,’përfundon ambasada.

SHARE