Paraburgim prej 30 ditësh për një shtetas shqiptar te i cili është gjetur armë

0
108

Shkup, 21 nëntor – Një shtetasi shqiptar i cili ilegalisht ka qëndruar në Maqedoni dhe te i cili është gjetur armë i është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh. Paraburgimi është kërkuar nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.

Nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit sot kumtuan se pas njohurive operative është bastisur vendi ku ka qëndruar shtetasi shqiptar 30-të vjeçar me ç’rast janë gjetur armë-kallash dhe korrnizë me 20 plumba, si dhe shumë gjëra origjina e të cilave po hetohet, ndërsa për të cilat ekziston dyshim se janë nga veprat tjera penale të kryera.

“Procedura hetuese vazhdon në drejtim të konfirmimit të pjesëmarrjes eventuale të të dyshuarit edhe në vepra juridike penale. Prokurori publik i cili vepron në këtë lëndë udhëheq procedurë kundër të dyshuarit për veprën e bërë penale ” përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose substanca spërkatëse”, nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori publik te Gjykata Themelore Gostivar dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykata me vendim e pranoi propozimin e prokurorisë dhe personit të dyshuar i përcaktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, citohet në kumtesë.

SHARE