Gruevski edhe në rastin “Titanik” do të gjykohet në mungesë

0
67

Këshilli Gjyqësor që e udhëheq lëndën e PSP-së “Titanik”, i udhëhequr nga gjykatësi Osman Shabani, vendosën që ish-kryeministri Nikolla Gruevski edhe në këtë rast të gjykohet në mungesë.

Prokurorja speciale Lile Stefanova, e arsyetoi kërkesën e tyre për gjykim në mungesë duke u thirrur në nenin 365 të Kodit Penal, i cili thotë se nëse i akuzuari është në arrati ose i pakapshëm për organet shtetërore, duhet të gjykohet në mungesë,

Prokurorja kërkoi masën e paraburgimit për Gruevskin edhe në rastin “Titanik”, i cili do të fillonte pasi ai të arrestohet. Për këtë kërkesë, këshilli do të deklarohet më tej në procedurë.

Ndryshe, përveç rastit “Titanik” Gruevski në mungesë do të gjykohet edhe në rastet tjera ku është i akuzuar “Dhuna në Qendër” dhe “Trajektorja”.

SHARE