Miku i Gruevskit, kryeministri hungarez Orban peshon 750 milion dollarë

0
116

Për kryeministrin hungarez Viktor Orban i cili i mundësoi të drejtën e azilit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, duke iu falënderuar fuqisë së tij politike me vite spekulohet se ka arrit të krijojë pasuri të madhe.

Por kuptohet që është vështirë të gjendet e dhënë zyrtare, për shkak të faktit, pasi si edhe politikanët dhe biznesmenët tonë, emri i tij rrallë figuron ndokund.

Orban peshon 750 milionë dollarë?

Në vitin 2016, ish lideri i partisë opozitare Egyutt, Viktor Szigetvari ka thënë se kryeministri hungarez peshon as më shumë e as më pak se 750 milionë dollarë. Një gjë e tillë ga autoritetet qeveritare është demantuar, ndërsa mediat shkruan se nëse kjo është e vërtetë atëherë Ooran është njeriu i dytë më I pasur në Hungari pas miliarderit hungarez, Sandor Csanyi.

Sa është rroga e Orbanit?

Sipas të dhënave zyrtare që E-magazin i ka gjetur nga viti i kaluar Orban ka pagë mujore prej 6.489 euro apo pagë vjetor prej 77.869 euro.

Ka pesë fëmijë

Orban për herë të parë ka qenë kryeministër i Hungarisë nga periudha e vitit 1998-2002, ndërsa në këtë funksion është përsëri nga viti 2010 e deri sot. Ka pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë, si dhe dy nipër. Është adhurues i madh i futbollit, ndërsa para së të futet në ujërat e politikës ka luajtur edhe profesionalisht.

SHARE