Përse Ronaldo e ka ngjyrosur me të kuqe faqen? Mësohet arsyeja

0
147

Edhe Cristiano Ronaldo, si çdo futbollist tjerët në ndeshjet e javës së 13-të të Serisë A, i është bashkuar fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave duke ngjyrosur me te kuqe faqen, megjithëse portugezi gjendet në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave për dhunimin e një gruaje.

Në ndeshjen e Juventusit, e cila po zhvillohet momentalisht ndaj Spalit në kampionatin italian, sulmuesi portugez e ka ngjyrosur faqen me të kuqe në përkrahje të fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave, edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzohet për dhunimin e një gruaje.


Kathryn Mayorga ka ngritur padi ndaj Ronaldos në tetor në Nevada të Shteteve të Bashkuara, duke pohuar se portugezi e kishte dhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Policia amerikane i ka rihapur hetimet ndaj Ronaldos me kërkesë të saj.

Ndërkohë, Ronaldo i ka mohuar akuzat disa herë. Në tetor, avokati i tij Peter S.Christiansen, e lëshoi një komunikatë përmes së cilës mohoi se klienti i tij kishte kryer një krim të tillë

SHARE