Rashica dëshmon që ka zemër të madhe, paguan miell për familjet në nevojë

0
132

Populli shqiptarë ka ditur të tregojë humanitet sa herë ka qenë nevoja, në etapa të ndryshme të historisë.

Këtë e vërteton edhe një iniciativë e kryetarit të klubit të Vushtrrisë, Naser Imeri, i cili ka filluar të mbledh miell për familjet me nevojë në rast të shtrenjtimit të miellit.

Fakt interesant është se vetëm për tre orë janë paguar 30 mijë kilogramë miell.

Pjesë e kësaj iniciative humane ka qenë edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili ka dhuruar një mijë kilogramë miell.

“Është bërë një solidarizim i qytetit tonë në përkrahje të Qeverisë për rritjen e taksës 100 për qind për produktet serbe. Kam marrë iniciativë se në rast se shtrenjtohet miell, të jemi gati për familjet në nevojë”, ka thënë Naser Imeri për RTV Dukagjini

SHARE