Ti bëhet tronditja e dytë e madhe Serbisë, me mërgimtarët tanë!

0
91

“Serbia nuk ka pushuar me luftën kundër Kosovës, por vetëm strategjinë. Ka shumë mëkate që duhet të dëmshpërblejë, para se qytetari kosovar ta konsiderojë vend normal! Ka dhe shumë arsye tjera, por jashtë…”

Republika e Kosovës, për herë të parë ka filluar të tregojë fuqinë e saj karshi Serbisë fashiste.

Vendimi i Kosovës për rritjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, i ka tronditur këto dy shtete, të cilat kanë luajtur me Kosovën si “maca me miun”.

Bosnja ka kaluar edhe më keq se Kosova gjatë luftës me Serbinë. Veç ky fakt do të ishte i mjaftueshëm që ditën e parë kur Kosova e shpalli pavarësinë të ngriheshin në këmbë dhe ta njihnin shtetin më të ri në Evropë, por nuk ndodhi kjo sot e kësaj dite.

Në anën tjetër, Serbia fashiste përgjatë rrugëtimit të saj, sidomos që nga paslufta ka vazhduar mos njohjen për shtetin tonë. Kurse, miliarda euro ka fituar pikërisht nga ne, nga qytetarët e Kosovës dhe nga mundësia e institucioneve tona, të cilat ndaj Serbisë tregoheshin Servile.

Serbia edhe pas dhjetëra marrëveshjeve në Bruksel, nuk është as afër ta njoh shtetin e Kosovës. Ajo Kosovën e thërret “Kosovo Metohija”.

Është dashur të presim 19 vite pas çlirimit për një vendim që do ta gjunjëzonte Serbinë para nesh. E kjo ka mundur të ndodh qysh moti.

Nëse liderët tanë e kanë seriozisht këtë punë, nuk duhet të tremben as nga Bashkimi Evropian e as nga Serbia.

Përkundrazi, ne duhet të dëshmojmë se jemi shtet i fuqishëm, dhe nuk do të bëhemi “vegël” e askujt, në këtë rast as e BE-së. Pse? Për shumë arsye.

Dihet mirë, se pas gjithë kësaj kohe, pra nga paslufta e deri sot, Serbia ishte ajo që gjithmonë ka fituar prej nesh. E kjo është bërë në sytë e botës, pra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së dhe shteteve tona mike.

Kjo taksë, përveç që ka irrituar Serbinë dhe Bosnjën, ka irrituar edhe shumë shtete evropiane dhe vet Bashkimin Evropian. Por, nuk është që ne do të humbasim, do humb Serbia dhe Bosnja. Ne jemi fitues!

Kosova përveç shpalljes së pavarësisë asgjë nuk ka fituar që nga paslufta e deri më sot. Andaj ne për shtetin dhe kombin duhet larguar çfarëdo që është serbe!

Serbia të bojkotohet edhe nga mërgimtarët shqiptarë

Kosovës iu premtuan vizat për qytetarët, kjo nuk ndodhi, madje deri në vitin 2020 është e pamundur të ndodhë. Kosova nuk është anëtarësuar as në INTERPOL. Por pse? Sepse liderët tanë, kanë punuar gjithmonë për Serbinë, duke mos pasur guxim të veprojnë ashtu siç vepruan njëherë në jetën e tyre ndaj Serbisë!

Kjo ndodhi, por duhet pasur guxim për ta mbajtur. Duhet treguar Bashkimit Evropian se Serbia është fashiste. Që Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, ka vra gra, pleq e fëmijë. Ka dhunuar qindra-mijëra motra e nëna tona. Ka shkaktuar miliarda dëme gjatë luftës.

Duhet treguar BE-së se Kosova tashmë është shtet, ka fuqi që të vendos për të ardhmen e saj dhe Serbia nuk duhet të jetë e privilegjuar por Kosova, në këtë rast ne kemi mbetur të izoluar brenda territorit tonë, duke mos pasur mundësi të lëvizim të lirë, sikurse Serbia dhe secili qytetar evropian.

Andaj, çka na duhet bashkëpunimi me Serbinë ose ndonjë shtet tjetër përderisa jemi gati populli më i varfër në Evropë, popull i cili nuk ka mundësi të lëvizjes së lirë!

Andaj, ne duhet treguar Bashkimit Evropian se do ta bojkotojmë Serbinë derisa të arrihet një marrëveshje me të, por edhe me vet Evropën. Që të bëhemi të barabartë, ose të paktën të kemi privilegje në Evropë ashtu siç kanë edhe shtetet ballkanike.

Përveç kësaj, po kërkohet që Serbia të bojkotohet edhe nga mërgimtarët shqiptarë, që ata të mos kalojnë nëpër territorin serb.

SHARE