Anulohet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

0
105

I akuzuari Munir Pepiq nuk është paraqitur në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë dhe për këtë shkak u anulua seanca e sotme.

Sot duhej të prezantoheshin dëshmitë materiale deputetët e akuzuar Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski,

Siç thekson gjykatësja Dobrilla Kacarska, arsyeja për mungesën e Munir Pepiq është seanca gjyqësore “Titanik” e cila gjithashtu është caktuar për ditën e sotme.

“Duke marrë parasysh se Munir Pepiq ndodhet në seancë tjetër, i njëjti nuk është paraqitur këtu, edhe pse terminet për 27 prillin janë caktuar që nga shtatori. Për shkak të moskoordinimit në gjykatë ndodhi që në të njëjtën ditë, në të njëjtin termin të caktohen për dy lëndë”, tha Kacarska.

SHARE