Mbeti i habitur dhëndri me shoqëruesin e tij që kishte veshur fustanin e nusërisë (Video)

0
144

David Hofman po priste të shihte nusen e tij Brianne Dennis, por mbeti i habitur kur ktheu kokën dhe pa shokun e tij Timmy Horton, që kishte veshur fustanin e nusërisë.

Pak para ceremonisë që do të zhvillohej në Uashington të Shteteve të Bashkuara, Anna Morrison po jepte instruksionet se si të lëvizte, ndërsa filmonte për albumin e martesës së tyre, transmeton Telegrafi.

Në momentin që i kërkoi 32-vjeçarit të kthente kokën, ai nuk po mund të ndalonte së qeshuri, kur pa shokun e tij me mjekër, që kishte veshur fustanin e nusërisë, bashkë me vello.

Të gjithë po qeshni pa ndaluar, teksa ata inskenonin kinse po martoheshin, si dhe pozonin së bashku, sikur të jenë partnerë të mbrëmjes së maturës.

SHARE