Basha dobët në histori, ngatërron datën e ngritjes së flamurit nga Skënderbeu në Krujë

0
128

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve, në ceremoninë e zhvilluar me rastin e festës së Pavarësisë.

Në fjalën e tij pas ceremonisë, Basha lëshoi një tjetër gafë.

Ai u shpreh, se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e ngriti flamurin për herë të parë në 1944-ën, por më pas e korrigjoi gabimin duke thënë 1444.

Basha gaboi sërish edhe me korrigjimin, pasi në të vërtetë Skënderbeu e ngriti flamurin në Krujë, në 28 nëntor 1443.

Basha tha:

Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944…1444”

SHARE