Mesiqi kundër Thaçit e Vuçiqit: Kufijtë nuk ia doli t’i ndryshojë as Millosheviqi

0
102

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar sot ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan (Stipe) Mesiq me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

I konsideruar si miku i shqiptarëve, ish-presidenti i Kroacisë, Mesiq ka folur për regjimin e egër të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Për ish-presidentin kroat, synimi i tij ka qenë zgjerimi i kufijve dhe përmes kësaj donte të krijonte Serbinë e Madhe.

Ai tha se për post-viktimave të shumta nga luftërat, asnjë centimetër tokë nuk fitoi dhe dëmet tashmë shihen qartë nga të gjithë. Ndërsa ky qëndrim ishte një përgjigje e qartë për aktorët politikë nga të dyja shtetet, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, të cilët kanë në tryezat e tyre të bisedimeve temën e korrigjimit të kufijve.

Gjithashtu ai deklaroi se kontinentin Evropian duhet të integrojë një orë e më parë vendet e Juglindjes si tregues i mobilizimit të saj.

“Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëjë. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë. Kam punuar dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Si president jam angazhuar për të drejtat dhe të padrejta që iu janë bëra atyre në Jugosllavi. Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviqi, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetë i Serbisë së Madhe të Pastër. Njëherë ka qenë Tito me karizmin e tij. Tito ka ikur nga jeta. Faktori i dytë integrativ ka qenë partia Komuniste është shkatërruar. Faktori i tretë ka qenë ushtria jugosllave. Për Millosheviqin as kushtetuta as ligji nuk kanë patur rëndësi”, ka thënë Mesiqi, raporton BalkanWeb.

Millosheviqi, shton ish-presidenti kroat, ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. “Mbi 100 mijë të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Millosheviqi ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë të gabuar.

Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Drejtimi drejt BE-së. Britania e Madhe ka dalë nga BE-ja, ajo është në fakt në proces të ndarjes. E rëndësishme është që Evropa të bashkohet së bashku me vendet e Evropës Juglindore”, shtoi ai.

“Mirëpo kur të gjithë t’i hapin kufijtë, humb motivin për të marrë territore të huaja. Nuk mund të thotë njeri që mund të marr territore të tjera për shkak të pakicave kombëtare. Kur ai jeton në bashkësinë e vet, politika serbe nuk e kupton por edhe për ata është i rëndësishme Bashkimi Evropian. Ajo për të cilën angazhohem deri më sot që të përshpejtohet rruga drejt BE”, tha në fjalën e tij ish-presidenti Mesiq.

SHARE