Grekët revoltohen nga fotoja me plis e me shqiponjë e Erës dhe Norës në Athinë

0
84

Era Istrefi ka postuar një foto me motrën e saj, Norën në Athinë ku edhe uronin 106-vjetorin e Pavarësisë. Dy motrat shumë të suksesshme, në foton e postuar kishin vendosur plis dhe kishin bërë bashkë duart duke formuar shqiponjën dykrenore.

Por fansave grekë të Erën nuk u ka pëlqyer shumë kjo foto. Në komente ata kanë nisur me ofendimet ndaj tyre duke e quajtur një ofendimin gjestin e tyre edhe pse ishte diçka shumë normale dhe në kuadër të festës.

“Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi/ Epo përfundimisht ju jeni kafshë/ Ja ju e tregoni që po shkoni në mal,” -ishin disa nga komentet më pikante të ndjekësve grekë.

SHARE