Një i plagosur nga ngjarja e para pak çasteve para kazinos në Tetovë!

0
140

Në qendër të qytetit të Tetovës në ora 21:20 është qëlluar me armë zjarri vetura në lëvizje ku ka ngelur një i plagosur.

Policia aktualisht ka rrethuar të gjithë rrugët kryesore dhe është futur brenda kazinos “Aladin” ku kërkojnë për shkaqet e fillimit të konfliktit.

Ekipet e policisë janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rastiti teksa ekipa e Ndihmës së Shpejt ka marrë të plagosurin për kurim.

SHARE