Si të humbisni peshë në dy javë me mënyra krejt natyrale

0
91

Në këtë artikull do të mësoni për trajtime natyrale të cilat mund t’i bëni në shtëpi dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë në dy javë.

Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës.

Shtimi në peshë është tepër i lehtë, por rënia prej saj vështirësohet gjithnjë e më shumë, sidomos pas një moshe të caktuar.

Në këtë artikull do të mësoni për trajtime natyrale të cilat mund t’i bëni në shtëpi dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë në dy javë.

Zgjidhni një nga metodat që mund ta keni më të lehtë për ta aplikuar.

Limon me mjaltë

Tresni lëngun e një gjysme limoni dhe dy lugë mjaltë në një gotë me ujë të vakët.

Këtë lëng mund ta pini 3-4 herë në ditë.

Vitamina C tek limoni ndihmon në oksidimin e yndyrës ndërsa mjalti ul nivelin e lipideve.

Piperi i zi

Ekspertët rekomandojnë konsumin ditor të një luge çaji me piper të zi në sallata, apo ushqime të ndryshme.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, piperi i zi përmban piperinë, një substancë që ndihmon në tretjen e yndyrnave.

Lëngu i majdanozit me limon e mjaltë

Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë.

Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për 5 ditë dhe më pas sërish pas një pushimi 10 ditor.

Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës.

Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.

Çaji jeshil

Pirja e rregullt e çajit jeshil ndihmon në rënien në peshë dhe e mirëmban atë.

Çaji jeshil është një burim i pasur i katekinës dhe kafeinës, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në rënien në peshë.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit jeshil deri tre herë në ditë.

Lëngu i boronicës së kuqe

Dy ose tre gota me lëng boronice të kuqe janë të rekomandueshme për rënien në peshë.

Ky lëng është shumë i pasur me antioksidantë që largojnë toksinat dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Lëngu i aloe verës

Lëngu i aloe verës duhet pirë dy ose tre herë në ditë.

Ai ndihmon në rënien në peshë dhe përshpejton metabolizmin.

SHARE