Zaevi e di se si ka ikur Gruevski, por ja kur do të flas?

0
124

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se ka informacione për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por do të vijë koha kur do ti thotë ato.

“I dij të gjitha detajet, plotësisht jam i informuar. Kur do të vij koha unë dhe ministri Spasovski do ti themi të gjitha detajet e hetimit, edhe për pjesën e hetimeve brenda MPB-së, por edhe për pjesën e Prokurorisë Publike”, theksoi Zaev, duke shtuar se pasi që të përfundojnë hetimet, ai do të jap hollësi, pasi që këtë nuk mund ta bëj tani për shkak të respektimit të hetimeve dhe ligjit.

Hetimet po zhvillohen rreth asaj se kush dhe si i ka ndihmuar Gruevskit për të lëshuar territorin e Maqedonisë.

Në kuadër të këtij debati, shoqata dhe parti opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, por edhe përgjegjësi nga Qeveria.

SHARE