E turpshme, shqiptarët nuk dinë Himnin Kombëtar! Përgjigje epike (Video)

0
92

Që nga shpallja e pavarësisë në 1912, “Himni i Flamurit” është himni kombëtar i Shqipërisë. I shkruar nga poeti i madh Asdreni.

“… Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë…”. Kështu do të shkruante Lasgush Poradeci se përse u zgjodh kjo poemë si himni i vendit tonë.

E që nga ngritja e flamurit e deri më sot, ku në çdo event, nga pritje zyrtare e deri te ndeshje sportive; të gjitha startojnë me “Rreth flamurit të përbashkuar…”. Njerëzit ndjehen krenarë që janë shqiptarë dhe këndojnë nën zë; ata syresh që ia dinë kuptimin e mbajnë dorën në zemër e të tjerët këta “më modernët” bëjnë simbolin e shqiponjës me duar. Madje kur flamuri ynë fluturoi me dron mbi Beograd dhe nuk u la të binte mbi tokë, të gjithë u ndjemë edhe më shumë patriotë.

“Ne jemi shqiptar dhe ky është flamuri më i bukur në botë.”

SHARE