Vjedh kutinë e fondacionit, hajni i pafat ndalet nga një kalimtar i rastit

0
121

Ky është momenti kur një kalimtar i guximshëm ndal një hajdut të pafat dhe ia merr një kuti bamirësie të cilën hajni donte ta vidhte.

Videoja e kapur nga disa kamera të sigurisë tregojnë Joshua Starkey i cili u rrëzua në tokë përderisa përpiqej të vraponte me kutin që kishte vjedhur.

23 vjeçari mund të shihet duke hyrë në restorantin e ushqimit të shpejtë, që ndodhet në stacionin e Metros para se të kapte kutinë e një fondacioni britanik.

Ai e kap kutinë dhe arrin të ikë por është një kalimtar i cili ia qet këmbën duke e rrëzuar atë dhe duke ia marrë kutinë.

SHARE