Policia takim me drejtorët e shkollave të mesme në Gostivar

0
104

Me iniciativë dhe në organizim të Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, dhe komuna e Gostivarit, sotë (4 dhjetor) mbajtën një takim të përbashkët, me drejtorët e katër shkollave të mesme të Gostivarit, në të cilat u bisedua për masat e marura deri më tani, projektet preventivo-edukative, si dhe pyetje tjera lidhur me natyrën, dhe karakterin e sigurisë.Përgjegjësit e shkollave, e përshëndetën këtë iniciativë, dhe prezencën e rritur policore në periudhën para, dhe pas mbarimit të orëve mësimore, dhe në veçanëti në kohën, kur bëhet ndrimi i turneve mësimore, dhe kërkuan që e njëjta gjë të vazhdojë edhe gjatë gjithë vitit shkollorë.

Përfaqësuesit e Njësitit për prevencion, të cilët ishin edhe bartës i kësaj iniciative, nga afër i njëftuan të pranishmit në këtë takim, me aktivitetet e deritanishme preventive, si dhe me aktivitetet që planifikohen të realizohen në të ardhmen, në të cilat do të përfshihen të gjitha shkollat e mesme në Gostivar, qëllimi i së cilës është, që në kohë të detektohen, dhe menjanohen shkaqet e mundëshme, që sjellin deri te prishjet e rendit, dhe të qetësisë publike.

Vlerësimi i përbashkët i këtij takimi ishte, që në mënyrë të koordinuar të participohet, dhe të jepet kontribut, në siguri më të lartë për nxënësit, jo vetëm kurë janë në mësim, por në përgjithësi, edhe pasë mbaruimit të orëve, dhe për gjatë rrugës për në shtëpitë e tyre.

SHARE