Kongresisti amerikan: Kosova e Serbia të bëjnë përpjekje për paqe

0
118

Kongresisti amerikan, Emanuel Cleaver ka komentuar sot zhvillimet e fundit mes dy shteteve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se është interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë me një marrëveshje paqeje, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, po ashtu është e rëndësishme që dialogu mos të sjellë prapa konfliktin e viteve të 90-ta.

“Përpjekjet për paqe janë të nevojshme për të dy vendet. Të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë për përspektivën euroatlantike”, ka thënë ai, duke shprehur besimin që Kosova dhe Serbia mund të jetojnë në paqe të përhershme.

Cleaver ka theksuar se përveç me Kosovën, SHBA-të janë të interesuar që të mbajnë raporte të mira edhe me shtetin serb, dhe se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen në bashkëpunim ekonomik.

Deklaratat e kongresistit amerikan vijnë në një periudhe kur SHBA-të kanë dalur haptazi në përkrahje të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

SHARE