Aksident në rrugën regjionale Radiovcë-Bërvanicë, dy persona të lënduar

0
103

Mbrëmë (10-dhjetor) dhjetra minuta pasë mesnatës, në udhëkryqin mesë rrugës regjionale Radiovcë-Bërvanicë, dhe rrugës lokale për në fshatin Çellopek të Tetovës, vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 28-vjeçari G.Z. nga fshati Neproshten, ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar nga rruga ku është përplasur me një shtyllë elektrike prej druri.

Pasë fluturimit dhe përplasjes me shtyllën, bashkëudhëtarët në veturë D.D. 24-vjeç nga fshati Leshkë, dhe M.B. 27-vjeçë, nga fshati Saraqinë, kanë marur lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi G.Z. ka marur lëndime të lehta trupore. Pasë dhënjes së ndihmës mjeksore në Spitalin klinik të Tetovës, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, dhe detajet tjera në veçanti.

SHARE