Mësuesja e shqipes dhe traditave shqiptare në Karakut të Ukrainës

0
71

Natalia Kircheva është mësuese e gjuhës shqipe në shkollën e fshatit Karakurt në lagjen Bolgard të Odessa, Ukrainë, ku shqiptarët dhe banorët e tjerë të pakicave të ndryshme jetojnë në mënyrë kompakte.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “Natalia Kircheva është mësuesja e parë e gjuhës shqipe në Karakurt, fshatin në Ukrahinë ku jetojnë shqiptarë. Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ajo u kthye në vendin e saj për t’u mësuar fëmijëve jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe historinë dhe traditat shqiptare”.

Në vitin 2015 ajo u bë studentja e parë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Sot ajo jep lëndën zgjedhore të gjuhës shqipe për nxënësit e formës së pestë në shkollën Karakurt. Programi është bërë së bashku me Institutin e teknologjive të reja të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës.

Fëmijët jo vetëm që mësojnë gjuhën shqipe të shkruar, zhvillojnë aftësitë gjuhësore, por mësojnë historinë dhe traditat shqiptare. Para Kirchevas, askush nuk jepte mësime të tilla në Ukrainë, prandaj me praktikë, sipas Natalias, programi do të ndryshojë dhe përmirësohet. Natalia është jo vetëm një mësuese, por edhe një patriote e madhe e tokës së saj, shtëpisë stërgjyshore – Shqipërisë dhe çështjes së jetës së saj.

SHARE