Policia dhe zjarrfikësit me apel deri te qytetarët për pastrimin e oxhaqeve

0
101

Ditëve të fundit edhe në rajonin e Pollogut mbizotrojnë temperatura relativishtë të ulta, të cilat në masë të madhe intensifikojnë sezonën e ngrohjes, jo vetëm nëpër shtëpi por edhe nëpër shitore tregtare, objekte publike, e kështu me rradhë.

Për shkak të kësaj, këtyre ditëve ndjeshëm janë ritur mundësitë e përhapjes së zjarreve, para së gjithash si rezultet i pakujdesisë njerzore, instalimeve të vjetraruara dhe të dëmtuara, mjete jo të sigurta për ngrohje, si dhe oxhaqe të pa pastruara nëpër shtpi dhe ndërtesa banuese.

Për këtë shkak, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsëri apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes maksimal, gjegjësisht të mos i lënë të kyçura mjetet ngrohëse, gjatë kohës kur nuk janë prezent në shtëpitë e tyre, apo hapësirat e punës, posaçërishtë jo ngrohset elektrike, klima paisjet apo ngrohëset me dru.

Sepse mjafton vetëm një shkëndi e vogël, të përhapet në një zjarr të madhë, me pasoja të mëdha materiale si dhe pasoja tjera.

Shkaktimi i rezikut të përgjithshëm paraqet vepër penale, për të cilën parashifet dënim me burrg, në afat prej një deri më pes vjet, por nëse një gjë e tillë është shkaktuar nga pakujdesia, dënimi është deri tre vite burrg.

Për këtë shkak, nga qytetarët kërkohet që me seriozitetin më të lartë, të respektohen këto apele dhe paralejmërime, që të mundë të prevenohen-parandalohen këto zjarre, dhe të pengohen pasojat më serioze, ndaj jetës dhe pronës së tyre.

SHARE