Me flakadanë në duar, bashkohen me studentët edhe “Tifozët kuqezi”

0
134

Prej shtatë ditësh studentët e gjithë Shqipërisë janë ngritur në një protestë kundër Ministrisë së Arsimit ku i kërkojnë ndryshimin e 8 pikave në rregullat e universitetit.

Sot në orën 16:00 ishte afati i fundit që studentët i kishin lënë Ministrisë, ndërsa tani protesta është përshkallëzuar.

Një pjesë e studentëve është zhvendosur te “Zogu i Zi” duke bllokuar qarkullim, ndërsa një grup tjetër vazhdon të qëndrojë pranë Ministrisë së Arsimit.

Me studentët janë bashkuar edhe tifozët e kombëtares shqiptare “Tifozët kuqezi” të cilët me flakadanë nëpër duar po u japin zemër studentëve.

SHARE