Gjykata vendos: Të akuzuarit në “Titanik” mbeten pa pasaportë

0
234

Gjykata e Apelit refuzoi ankesat e shtatë pjesëtarëve në rastin “Titanik” të cilët akuzohen për mashtrime zgjedhore dhe shoqërim keqbërës.

Ankesa e këtyre shtatë të akuzuarve erdhi pasi të njëjtëve iu mor pasaporta dhe duhet të paraqiten në gjykatë njëherë në javë.

Munir Pepiq i cili dha letënjoftime në Komunën e Pustecit, Kosta Mitrovski, Leko Ristovski, Stanko Korunovski, Dalibor Aleshkoviq dhe Katerina Velovska mbeten pa dokumente udhëtimi dhe duhet që në kohë të caktuar të paraqiten tek i punësuari në sportel të gjykatës.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatë së Apelit shkruan: “Pas shqyrtimit të kësaj gjykate, drejt vlerësoi gjykata e shkallës së parë se duhet të parashtrohen masat e propozuara për kujdes me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit gjatë procedurës penale, që paraqet kusht për realizim të shpejt, efikas dhe ekonomik të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjatë vikendit Apeli duhet të sjellë vendime edhe për ankesat për paraburgim të Prokurorisë Speciale Pubike (PSP) për Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski.

SHARE