Aksident trafiku në rrugën e Ilindenit, një person i lënduar

0
51

Mbrëmë (13-dhjetor) rrethë orës 01 e 20 minuta, në bulevardin e ,,Ilindenit,, në Tetovë, vetura e tipit ,,Opel Korsa,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçarja M.L. nga Tetova, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, ku është aksidentuar me një shtyllë metalike, të ndriçimit publik.

Gjatë aksidentit M.L. ka marë lëndime trupore, dhe është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga, rrethanat në të cilat ka ndodhur, dhe të gjitha detajet në veçanti.

SHARE