E tepron Zaevi, kërkon që Kosova të heqë taksat për produktet serbe

0
69

Pasi është shprehur kundër Ushtrisë së Kosovës, kryeministri maqedonas ka kërkuar që Kosova të heqë taksat për produktet serbe.

Kryeministri maqedonas bëri thirrje për të rishikuar masat e marra nga qeveria e Kosovës lidhur me imponimin e taksave doganore mbi produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“U bëj thirrje që edhe ato masat që ekzistojnë në pjesën e doganës dhe të ngjashme, t’i rishqyrtojmë, të kthehemi, t’i respektojmë organizatat ndërkombëtare dhe marrëveshjet që kemi, sepse ajo është përgjegjësi e jona për të rritur bashkëpunimin.

Nëse politikanët janë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre, në hapat e tyre, unë mendoj se kjo pjesë e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë, por edhe fqinjët, do të lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Zaev, raporton AA.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe projektligjin për shërbim në FSK.

Votimi i projektligjeve të sotme pritet të dekretohet nga presidenti Thaçi, pas së cilës Kosova zyrtarisht bëhet me ushtri.

SHARE