Rrokullisja e autobusit nga Maqedonia në Serbi, shkak ngricat në rrugë (VIDEO+FOTO)

0
82

Mjekja serbe Jelena Milenkoviq, e cila arriti e para me ambulancë në vendin ku u kasidentua autobusi nga Maqedonia afër Leskovcit në Serbi, tregon situatën tragjike që pa me sytë e saj.

“Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobus. Aty kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete”, ka deklaruar mjekja Milenkoviq për Kurir.rs.

Për momentin dihet se kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë lënduar 32 të tjerë. Për shkak të gjendjes së rëndë disa udhëtarë janë dërguar për kurim në spitalin e Nishit.

Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin.

Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por rezultatet e para të hetimit tregojnë se, me gjasë, shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.

Serbi, autobusi me targa të Maqedonisë del nga rruga, 3 të vdekur e 32 të plagosur (

Serbi, autobusi me targa të Maqedonisë del nga rruga, 3 të vdekur e 32 të plagosur (Video nga vendi i ngjarjes tragjike)Një aksident rrugor ka ndodhur sot pas mesnate rreth orës 1:45 minuta në afërsi të Leskovcit, Serbi ku një autobus me targa të Maqedonisë i kompanisë “Euro Bus” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 32 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme.Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën Leskovc-Nish, në drejtim të Nishit dhe ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Maqedonia.Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike.Autobusi ishte nisur nga Maqedonia dhe kishte si destinacion final Vjenën.

Gepostet von Agjencia eMagic am Sonntag, 16. Dezember 2018

SHARE