Të Shtëna Me Armë Në Elbasan

0
225

Ditën e sotme ka pasur të shtëna në aksin rrugor në Elbasan- Xibrakë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë verifikimet paraprake dhe nga ekzaminimet paraprake ka rezultuar se në këtë aks ka pasur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar

Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

SHARE