Reagon MPJ për aksidentin në Serbi

0
90

Pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Leskovc, ku humbën jetën tre persona ndërsa 32 të tjerë janë lënduar, kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

“Nga autoritetet e Serbisë, kemi marrë informacionin se bëhet fjalë për transportues nga Struga, me targa ‘Euroturs’ SU 3325 AC.

Pritet për informacione tjera zyrtare, konfirmimi të numrit të viktimave dhe të lënduarve në lidhje me aksidentin.

Menjëherë sa të kemi informacione nga autoritetet serbe, do të ju informojmë”, kanë thënë nga MPJ e Maqedonisë, përcjell SHENJA.

Ata kanë informuar se ministri i Shëndetësisë, Sekretari Gjeneral i Qeverisë, dhe përfaqësues të ambasadës së Maqedonisë në Beograd janë nisur drejt vendit të aksidentit.

SHARE