Kosova pranë kaosit, rrugët si pistë patinazhi

0
74

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si; Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Siç shihet në fotografitë, bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave

Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.

Ndërkohë, Ministria ka dalë me pajisje pastrimi, por ajo nuk po bën punë.

SHARE