Valon Bela plagoset pas konfliktit me kryetarin e Çairit, Visar Ganiu, ja detaje

0
152

Policia ka dalë me informacionin e parë jozyrtar për incidentin në të cilin mbeti i plagosur drejtori i Klinikës së gjinekologjisë, Valon Bela nga rradhët e BDI-së.

Në këtë informacion përmenden tre persona me iniciale, për të cilët thuhet se kanë qenë bashkë me atentatorin, për të cilin nuk jepen detaje.

“Dje në ora 17 e 45 është denoncuar se në rrugën ‘Llazo Terpkovski’ është gjuajtur V.B. (40) nga Shkupi në këmbën e djathtë nën gju. Ndaj tij ka shtënë një person i cili ka qenë bashkë mr E.H., E.A. dhe R.N. V.B është transferuar në spitalin e qytetit”, njoftoi policia.

Sipas TV21 joyzrtarisht konfliktit i ka paraprirë një telefonatë e Belës me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu ku sipas informacioneve jozyrtare Valon Bela ka kërcënuar Visar Ganiun se ia ka ndalë rrogën që ka marrë nga komuna e Çairit. Ata që kanë qëlluar ndaj Belës janë bodygadrët e Ganiut me gjasë.

SHARE