Serbia po përdorë Maqedoninë për të futur mallra në Kosovë?!

0
103

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se nuk ka mungesë të produkteve në Kosovë, pavarësisht se po bëhet një muaj prej vënies së taksës për produktet serbe.

Sipas Rukiqit ka pasur tendencë që të krijohet panik e mungesës së produkteve, rrjedhimisht edhe ngritje të çmimeve, çka sipas tij nuk është arrit, njofton Klan Kosova.

Por kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka paralajmëruar se Serbia është duke provuar që të gjejë zgjidhje përmes shteteve fqinje që të fusë produktet e saj në tregun kosovar.

“Rreziku që shoh unë që duhet pasur kujdes është se ka tendenca në Maqedoni që produktet serbe të vendosen atje të paketohen, ripaketohen dhe të risksportohen në Kosovë. Është rrugë alternative e shtetit serb”, ka thënë Rukiqi.

SHARE