Bugajski e jep alarmin: Nëse Maqedonia nuk zgjidh emrin do ta pret më e keqja!

0
101

Analisti i njohur amerikan dhe bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane (SEPA) në Uashington ka dhënë paralajmërime të këqija për Maqedoninë.

Ai në një analizë të tij ka vlerësuar se e ardhmja e Maqedonisë do të jetë një fotografi e zezë, në rast se nuk do të zgjidhet emri..

“Në skenarin më të keq, Maqedonia heq dorë nga ndryshimi i emrit dhe i kthehet statusit të ngrirë para dyerve të mbyllura të NATO-s dhe BE-së.

Qeveria e moderuar socialdemokrate do të bie, ekonomia do të shënojë rënie, nacionalizmi do të rritet, do të rriten tensioned ndëretnike, dhe do të shpërthejnë trazirat qytetare”, ka shkruar Bugajski.

Sipas tij, Maqedonia në vend që të bëhet shtyllë e sigurisë rajonale, do të shëndërrohet në një factor të jostabilitetit ku do të përfshihen katër fqinjët e saj në një zënkë”, shkruan Bugajski.

SHARE