Mahniti drejtuesit e klubit, kush është shqiptari që po shkëlqen pas Strakoshës në Itali

0
92

Elhan Kastrati është shqiptari tjetër që po shkëlqen në kampionatin italian, pas gardianit të portës së Lacios, Thomas Strakosha.

Kastrati ka mahnitur drejtuesit e klubit Italian, të Pescarës duke realizuar pritje të vështira, për klubin e tij që ndodhet në vendin e katërt në Seria B, me premisa të mëdha për tu ngjitur vitin e ardhshëm në Seria A.

21-vjeçari nga Hasi në ndeshjen ndaj Izraelit në transfertë u thirr nga Panucci në radhët e Kombëtares, e dhënë kjo që i jep akoma më shumë shpresë të ardhmes së ndritur të portës Kuq e Zi.

SHARE