Regjisori serb, trondit Serbinë: Në furrat e Trepçës u dogjën më shumë se 1.500 trupa shqiptarësh

0
160

Çedomir Petroviç, aktor dhe regjisor serb, ka shkruar për të bëmat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë.

Ai gjatë një opinioni të gjatë ka treguar tmerrin që ka kryer Serbia ndaj civilëve shqiptar.

Ai thotë se, forcat ushtarake e policore serbe kanë bërë shkatërrime të mëdha,masakra, djegie, helmime bunarësh, përdhunime, plaçkitje, vrasje civilësh …

“Ushtria dhe policia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës. Millosheviq ka urdhërua që të gjitha kufomat në Kosovë, që mund të ishin në interes të Tribunalit të Hagës, të mënjanohen. Në furrat e Trepçës u dogjën më shumë se 1.500 kufoma. Dolën nga Danubi i ftohtë frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë. Varreza masive në poligonet e policisë nëpër gjithë Serbinë.Në vend e qitjen me armë të policisë në Batajnicë te Beogradit u gjetën trupat e 980 shqiptarëve e shqiptareve të vrara”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se, deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë të varrosur në varrezat masive në Serbi, janë ekshumuar dhe u janë kthyer familjeve.

“Krime të tmerrshme në luftërat ballkanike para dhe pas Luftës së Dytë Botërore kemi bërë ndaj popullit shqiptar.

Forcat ushtarake e policore serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999 kanë bërë shkatërrime të mëdha,masakra, djegie, helmime bunarësh, përdhunime, plaçkitje, vrasje civilësh …

Ushtria dhe policia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës.

SHARE