Deputetë shqiptarë, mos miratoni sllavërinë e re

0
108

Mot të ftohtë dhe akull do të kemi në janar, jo vetëm në aspektin klimaterik të motit por dhe të atmosferës politike mbi ngrirjen çështjes shqiptare për dekada në Maqedoni e cila sipas parashikimeve do të quhet Severna Makedonija.

Këtë dhuratë të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për kryeministrin Zajko, po ia bëjnë subjektet politike shqiptare si ato të koalicionit poashtu edhe ato të opozitës duke pranuar skllavërinë e re si bashkësi etnike e 20%.

DUI -DPA-BESA ( xhonturqit nga krahu i Gashit) tashmë kanë e dhënë fjalën se do ta miratojnë kushtetutën antishqiptare për hir të integrimeve europiane.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare nuk është shprehur se do votoj kundër kushtetutës gjë që nuk jep prova bidëse por, pas pak “përpëlitjeve” edhe ajo është e gatshme ta votoj atë dhe Marrëveshjen e Prespës në tërësi.

Miratimi kushtetutës së re me ndihmën e votave të partive servile shqiptare dhe kundër interesave kombëtare, do të bllokoj çështjen shqiptare për dekada por nuk do mund të fshij identitetin dhe emrin shqiptar nga këto troje.

Rreshtimi i subjekteve politike shqiptare pas kryeministrit Zaev, në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese sipas shijes së qeverisë përbën akt të lartë tradhëtie.

Aleanca e Selës dhe Besa e Kasamit, po huqin rastin sepse duke votuar me katër vota kundër asaj kushtetute antishqiptare, ata do të mund ta dërgojnë në llumin e ujrave të zeza atë kushtetutë që nuk njeh identitetin shqiptar dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqeeoni.

Por, subjektet politike shqiptare ia kanë shitur shpirtin djallit Zajko, për gjoja në emër të integrimeve europiane sakrifikojnë interesat kombëtare.

Ndaj, karta nacionaliste që përdorin opozita shqiptare me Selën dhe Kasamin, për disa kërkesa që nuk kthejnë statusin e shqiptarëve si element i barabartë me sllavët dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, janë karta të djegura dhe demagogji e kulluar për prestigj.

Shqiptarët e këtyre trojeve nuk do të pajtohen me skllavërinë e re që po instalohet me ndryshimet kushtetuese, ku kjo kushtetutë do ta përdhos emrin dhe identitetin shqiptar por, do ta konsiderojë atë skllavëri të re dhe si peshqesh edhe të subjekteve politike shqiptare pa përjashtim.

Kjo është tradhëtia e radhës ndaj kombit nga vetë partitë politike shqiptare.

Kazani i plehrave ka mbledhur liderët politikë nga të gjitha anët si xhak Alinë e Menduhun “vereni do smërt”, Afrim Karagjozi apo batakçinjtë Memedi e Zendeli, D-r Stela apo grindaveci Kasami, dhe ka për për t’i dërguar në gropën e mbeturinave të kombit.

Miratimi i heshtur që tani me kushtetutën e re pa u prononcuar nëse do ta miratojnë këtë kushtetutë të re të këtij Sllobodani të ri siç është Zajko, dëshmon për një kurth antishqiptar të liderëve politik shqiptarë.

Tanimë mbi kushtetutën e re po shkruhet e zeza mbi të bardhë, ku shqiptarët do të mbeten numra dhe popull pa identitet. Do të duhen të vijnë gjenerata të reja që të shkundin dhe të shpien në batakun e historisë këtë klasë politike që miratoi skllavërinë e re dhe që përdhosi emrin dhe identitetin kombëtar.

E ardhmja jonë si komb po vihet në rrezik nga kjo bandë kusarësh shqiptarë të politikës, do të varet shumë nga gatishmëria e rinisë dhe nga intelektualët atdhetarë për t’u bërë ballë sfidave që na presin.

Medai Shaholli

SHARE