Fitoi një milion dollarë lotari por e mori vesh pas dy muajsh

0
47

Një person nga Michigan, Peter DeLuca kishte fituar jackpotin në lotari prej një milion dollarë por e kishte kuptuar pas dy muajsh.

Kjo pasi që DeLuca e kishte harruar tiketën fituese në veturë dhe vetëm pas dy muajsh e kishte gjetur.

Ai e kishte blerë tiketën me 13 tetor por kishte harruar ta kontrollonte.

“E kisha lënë tiketën në veturë dhe kisha harruar për të deri sa e gjeta të mërkurën.”, u shprehë njeriu fatlum. Ai mori një milion dollarët gjatë ditës së enjte.

SHARE