Presidenti Erdogan zgjidhet “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018”

0
44

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është vlerësuar me çmimin “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018” për influencën dhe fuqinë që ai zotëron në botën islame dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne ia dhamë Çmimin e Personalitetit Global Mysliman të Vitit 2018 Presidentit Erdogan të Turqisë për influencën dhe fuqinë e tij të padiskutueshme si në botën islame ashtu edhe më bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Rasheed Abubakar, kryeredaktor i gazetës “Muslim News Nigeria”, e cila botohet në Nigeri.

Rasheed Abubakar sqaroi se kriteret për zgjedhjen e fituesve të çmimit “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018” përfshijnë fushatën e tyre pozitive për të drejtat e myslimanëve në mbarë botën.

Pasi tërhoqi vëmendjen se kreu i shtetit turk është gjithnjë pranë të shtypurve kudo në botë, Abubakar vijoi me këto fjalë: “Kohët e fundit, ndërkohë që shtetet arabe, përshi këtu edhe Arabinë Saudite, heshtin përballë krimeve izraelite ndaj palestinezëve; Presidenti Erdogan është lideri që ka ngritur zërin kundër Izraelit.”

Ai tha gjithashtu se lideri turk mbështet përherë edhe turqit ujgurë, edhe myslimanët arakanas.

“Presidenti Erdogan gëzon një mbështetje të madhe edhe në mesin e myslimanëve nigerianë”, shtoi kryeredaktori i gazetës “Muslim News Nigeria” duke u bërë thirrje të gjithë liderëve myslimanë që të bëjnë më shumë përpjekje së bashku për zgjidhjen e problemeve në botën islame.

Nga ana tjetër, Erdoganin në këtë klasifikim e ndjekin respektivisht Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani (2.); Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamad (3.); presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Yusuf al-Qaradawi (4.); si dhe princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman (5.).

“Muslim News Nigeria”, gazetë që botohet një herë në dy javë, trajton zhvillimet në botën islame dhe kryesisht lajmet rreth myslimanëve në Nigeri.

SHARE