I dorëzojnë çelsat e banesës së re, Elvis Naçi- Admirit: Ti sot sheh me sytë e zemrës (VIDEO)

0
103

Sezonin e kaluar Elvis Naçi i premtoi Admirit kur shkoi ta takonte në banesën e vjetër se së shpejti do niste puna për ndërtimin e një banese të re nga themelet.

Kjo ditë për Admirin dhe nënë e tij të moshuar erdhi. Gjatë javës, në kuadër të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvisi dhe Sidriti i bën një surprizë të bukur familjes dhe tashmë ata vijnë me çelsat në dorë, siç kishin premtuar.

Nëna e moshuar e Admirit ka hapur dyert e shtëpisë së re dhe nën emocione ka uruar nga zemra të gjithë shqiptarët që e ndihmuan.

Ndërsa Sidriti bashkë me Admirin kanë kënduar këngën e njohur në mbarë shqiptarinë “Xhamadani vija-vija”.

Elvisi-Admirit i tha:

Po bëhemi model pozitiv për shqiptarët kudo në diasporë, uroj të kemi vendosur pak gëzim në sytë e zemrës tënde”.

SHARE