Jo dialog pa Amerikën! Përfshirja e Rusisë alarm për Kosovën

0
89

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, për përfshirjen e Rusisë në bisedimet Kosovë-Serbi, duhet të shërbejë për politikën e Kosovës, si shkas për të qenë më unike, ndërsa për shoqërinë një rezistencë aktive ndaj këtij procesi.

Pas këtij qëndrimi të Daqiçit, njohësin e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se, nuk duhet të dialogohet me Serbinë pa Amerikën.

Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se nëse në dialogun Kosovë-Serbi përfshihet SHBA, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç.

SHARE