Serbia Në Këmbë Pas Deklaratës Së KFOR-It Se ROSU Mund Të Shkojë Në Veri Pa Lejen E Askujt

0
117

Ministri serbe i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Grasso.

Grasso ka deklaruar se njësitë speciale të policisë së Kosovës, ROSU, mund të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it, por jo edhe FSK-ja.

“Kemi kërkuar sqarim nga KFOR-i, që sa më parë të na sqarojë çfarë ka dashur të thotë përfaëqësuesi i KFOR-it kur ka thënë se ROSU pa paralajmërim mund të hyjë në veri të Kosovës. Ne e kundërshtojmë secilën ide që ROSU, forcat e sigurisë, apo kushdo tjetër, mund të hyjë në veri të Kosovës pa pajtimin dhe ftesën e katër kryetarëve të komunave”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes

SHARE