Ndërron jetë polici i plagosur, ishte veteran i UÇK-së dhe polic shembullor

0
45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Istogut, ku pas një tentimi për plaçkitje në një bankë, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person, dhe se një polic është plagosur, shkruan Gazeta Express.

Edhe polici i plagosur në Istog ka vdekur para pak çastesh.

Plagosja e policit dyshohet se ka ardhur si pasojë e shkëmbimit të armëve.

Siç ka raportuar Express nga fillimi dyshohet se bëhet fjalë për policin Izet Demaj. Burime të Gazetës Lajm kanë thënë se bëhet fjalë për polic shembullor dhe veteran të UÇK-së.

SHARE