Tetovë, privohet nga liria 30 vjeçari i konfiskohen mjete piroteknike

0
62

Pjestarët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (27 dhjetor) rrethë orës 14.00, në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë, kanë kryer kontroll në veturën ,,Mercedes,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 30-vjeçari D.A. nga Tetova.

Gjatë kontrollit të veturës, në bagazhin e veturës si dhe në ulësen e mbrapme, janë gjetur 10.223 copë mjete të llojllojshme piroteknike, të cilat janë fotodokumentuar dhe konfiskuar për ekspertizë, ndërsa D.A. është privuar nga liria ku është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Kundër personit D.A. do të pasojë padi për ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë ose mjete shpërthyese,, ( neni 396 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë).

SHARE