Futbollisti Shqiptar që luajti kundër yjeve të Argjentinës

0
118

Futbollistët e Superligës së Kosovës nuk e kanë rastin të shijojnë ndeshje të mëdha, mirëpo njëri prej tyre është më me fat se të gjithë.

Wilber Perez, i cili luan për Gjilanin, gjatë vitit 2018 e shijoi ndeshjen më të madhe të karrierës. Në fakt, ai është ftuar nga Përfaqësuesja e Guatemalës dhe ka luajtur në ndeshje me Argjentinën më 9 shtator dhe më pas me Ekuadorin më 11 shtator. “Bebote”, siç e quajnë atë u paraqit për 48 minuta në ndeshjen me argjentinasit, e cila u zhvillua në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa e pati mundësinë të përballej me lojtarët e njohur si Mauro Icardi, Paulo Dybala etj.

Perez pati paraqitje të shkëlqyeshme në futbollin kosovar në pjesën e parë të sezonit.

SHARE